‘Brand-i’ i njohur i veshjeve sportive ‘Cohl’s Sports Wear’ dhe ‘Top Seven Agency’ janë bërë bashkë për një nismë sa të rëndësishme dhe aktuale. Duke bërë bashkë vajzat e njohura të ekranit shqiptar, ‘Cohl’s Sport Wear’ dhe ‘Top Seven Agency’ kanë mundur të sjellin një sërë mesazhesh të rëndësishme që lidhen me një nga kauzat më të rëndësishme të muajit tetor, fushatën ndërgjegjësuese për luftën kundër kancerit të gjirit.
Këto dy kompani kanë zgjedhur që me zërin e vajzave të njohura të mund të ndërgjegjësojnë shoqërinë dhe mbi të gjitha gratë për rëndësinë e kryerjes së mamografisë, duke parandaluar kështu çdo problem që mund të vijë duke mos i dhënë vëmendjen e duhur.
Pjesë e kësaj fushatë sensibilizuese që nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve edhe në rrjetet sociale kanë qenë Deborah Keci, Argjira Spanca, Eva Murati, Nevina Shtylla, Kristina Baki, Kiara Tito, Viola Spiro, Petrula Spiro, Dea Michelle, Xhesika Trola, Viola Gjioleka dhe Sarah Berisha.
Në tetorin rozë, të veshura me bluzat në po këtë ngjyrë, vajzat kanë përcjellë mesazhet se së bashku mund t’ia dalin me forcë, kurajo dhe shpresë, pa u dorëzuar në asnjë moment, pasi besimi mposht frikën.
Si çdo herë tjetër, ‘Cohl’s Sports Wear’ dhe bashkëpunëtorët e tyre në këtë nismë, ‘Top Seven Agency’, kanë mundur të realizojnë atë çfarë më së shumti audienca ka nevojë të dëgjojë në vitin 2020. Pas një sërë problemesh sociale-ekonomike për shkak të pandemisë, thirja për të luftuar kancerin e gjirit mbetet e njëjtë nga të gjithë personazhet e njohur ose jo, pasi shëndeti i çdo vajze apo gruaje mbetet prioriteti kryesor i shoqërisë./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CGrkDJSAkZZ/