• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Lajme

Çmenduritë e njerëzve për t’u dukur të bukur, nga glasat e shushunjat te shuplakat në fytyrë

Shushunjat

Përdoreshin nga mjekët në Mesjetë, por vazhdojnë të përdoren edhe sot. Një nder ato që i përdor më shumë është Demi Moore. Synimi është të pastrohet gjaku nga toksinat.

Glasat

Janë të neveritshme, vetëm ta mendosh, le pastaj t’i vendosesh si maskë në fytyrë. Por mos harroni, po flasim për çmenduri! A se mos harrojmë, janë të preferuarat e Victoria Beckham.

Dheu ku urinojnë macet

Nuk ka nevojë për shpjegime se për çfarë përdoret, por modelja Christie Brinkley e përdor për të bere scrub. Ndoshta herën e parë që e ka provuar, ka qenë e dehur.

Jashtëqitja e krokodilit

Kjo çmenduria e radhës është ende popullore sot e kësaj dite. Fillimisht është përdorur nga grekët dhe romakët.

Helmi i gjarprit

Normalisht helmi i gjarprit, mbetet helm, por Gwyneth Paltrow nuk e mendon kështu. Argumenti që ajo përdor është që helmi i gjarprit përmirëson elasticitetin e lëkurës.

Sperma e buallit

Ështe shumë popullore në Londër. Përzjehet për të bere maska për flokët. Qëllimi është forcimi dhe shtimi i flokëve.

Masazhi i gjarperit

Prapë dolën në skenë gjarpërinjtë, por këtë radhe janë të gjallë. Përdoren në Izrael për të qetësuar muskujt.

Embrioni i deles

Debbie Harry, këngëtare, ka 30 vjet që bën injeksione me të, dhe tashme në SHBA maskat me embrionin e deles janë shumë në modë. Besojnë që të rinojnë.

Shuplakat në fytyrë

Në Tajlandë paguan 350 dollarë që të të qëllojnë me shuplaka për 15 minuta. Fytyra qëllohet më shpulla që të ikin rrudhat.

Urina

Duhej edhe kjo çmenduri. Vendoset në fytyre si maskë për të shëruar aknen dhe ekzemën. Urina më e mire sipas atyre që e përdorin është ajo e mëngjësit.

Gjithsesi: Mos harroni që këto janë thjesht çmendurira. Dhe çmenduritë nuk duhet t’i bëni edhe ju, thjesht qeshni me to, një e qeshur të bën më të bukur. /Beauty Care