• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Jetë, Lajme

Çmendet sërish interneti. Çfarë ngjyre ka këmisha? (VIDEO)

Të gjithë e mbani mend fustanin të zi me blu, që në 2015 –ën shkaktoi një debat të madh në internet, pasi disa e shihnin të zi me blu e të tjerë të bardhë me ar.
Tashmë një tjetër veshje, që duket se ndryshon ngjyrë në bazë të dritës, po çmend rrjetin.

Postuar në Imgur gjatë paradites nga përdoruesi ToTouchAnEmu, që besohet se është nga SHBA, ky postim është parë nga plot 2.5 milionë përdorues dhe ka më shumë se 350 komente.

Në videon e postuar në rrjetin social shfaqet një djalë i cili mban veshur këmishën dhe ndodhet në një klub.

Këmisha është me kuadrata, por është e pamundur të dallosh se cilat janë në të vërtetë ngjyrat e saj, pasi ndryshon në mënyrë të vazhdueshme në bazë të dritave.

Në pak sekonda ajo shndërrohet nga blu e errët, në jeshile, e kuqe, lejla, madje dhe e bardhë.

Pavarësisht përpjekjeve, deri më tani përdoruesit nuk kanë mundur të bien dakord për ngjyrën e saj…

https://www.youtube.com/watch?v=ae-CG0zhFIg

CLOSE
CLOSE