• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“Çmendet” Kim Kardashian, padit motrën e vogël për kopjim

auto_kim-kardashian-kylie-jenner-12-times-sister-copied-111442618408

Kim Kardashian është në javët e fundit të shtatzënisë, dhe më shumë kalon koha, më tepër vëmendja kthehet kah motra e saj e vogël Kylie Jenner. 18- vjeçarja Kylie numëron aktualisht miliona fansa dhe mediat amerikane raportojnë se ata rriten çdo minutë. Kjo nuk i po i pëlqen aspak bombës seksi Kim, pasi përpos famës e motra po fiton edhe shumë para. Sipas Kim fama që Kylie po merr është e gjitha prej saj, pasi e vogla e kopjon. Kështu ylli Kardashian ka vendosur ta hedhë në gjyq motrën për kopjim. “Ajo thotë se  ka të drejtë të marrë të paktën 30 për qind të të ardhurave të Kylie-t. Kim beson se Kylie “ka vjedhur tërë pamjen e saj, nga koka deri te këmbët”, shkruajnë mediat amerikane. Të tjerë zëra thonë se Kylie ka reaguar duke thënë se s’ka ndërmend të lëshojë asnjë qindarkë, mirëpo deri më tani gjithçka mbetet e pakonfirmuar. Dhe siç është thënë shpesh, sërish duhet pranuar se Kardashianët janë përfundimisht një familje e çuditshme!

Leave a Reply

CLOSE
CLOSE