• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Cili është personazhi më i ndjekur nga familja ‘Kardashian-Jenner’?

Kylie Jenner ka kryesuar sërish në dallim me motrat e saj pasi 22-vjeçarja numëron tashmë më shumë ndjekës në ‘Instagram’ se të gjithë pjesëtarët e familjes së saj.

Kylie ka kaluar numrin e Kim, e cila numëron 155 milionë ndjekës, ndërsa vetë ka 156 milionë ndjekës në rrjetet sociale. Ky numër i konsiderueshëm provon dhe faktin se Jenner ka qenë një nga vajzat më të suksesshme të vitit që lamë pas, falë punës së vazhdueshme në linjën e saj të kozmetikës. Kylie ka bërë gjithashtu disa nga blerjet më të kushtueshme duke renditur në oborrin e shtëpisë së saj markat më të njohura të makinave.

Kujtojmë se vitin e kaluar ajo i dha fund gjithashtu lidhjes disa vjeçare me reperin, Travis Scott, megjithatë duket se kjo pjesë nuk ka ndikuar aspak në karrierën e saj./revistawho.com