• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Cili është momenti që Blerina Bombaj shijon më shumë pranë vjehrrës? Dietologia e zbulon vetë me një foto

Prej kohësh dietologia e njohur, Blerina Bombaj ka treguar se ruan një raport fantastik me vjehrrën e saj, pasi e ndihmon në çdo angazhim të sajin. Ndërsa mbrëmjen e sotme Blerina ka publikuar një foto në ‘Instagram’ ku shihet se vjehrra është duke i lyer flokët.

“Unë jua kam thënë, sa herë që flokët i lyej me këna, por nuk ju kam thënë që mi lyen nënë Lulja, ose ndryshe vjehrra. Unë e di që nuk jam në modë kështu, por une e shijoj kaq shumë këtë moment sepse bëjmë edhe ca muhabet, duke qenë se më shumë jemi në punë se në shtëpi”, ka shkruar Bombaj në postimin e saj më të fundit ku si çdo herë tjetër nuk kanë munguar reagimet e shumta të ndjekësve të saj. Ndonëse shumicën e kohës ajo është duke gatuar dhe duke u kujdesur për dietën e klientëve, duket Blerina e ka gjetur mënyrën se si ta shfrytëzojë kohën e lirë për të qenë pranë njerëzve më të dashur të familjes./revistawho.com