• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Cili është destinacioni i radhës i Meghan Markle dhe Princ Harry-t pas Romës?

 

Dukesha dhe duka i Sussex janë larguar së fundmi nga Roma pas ceremonisë së dasmës së mikes së tyre, Misha Nanoo. Meghan dhe Princ Harry kanë shkëlqyer me ‘look-un’ e tyre gjatë mbrëmjes speciale, megjithatë ata janë kthyer shumë shpejt në Britaninë e Madhe pasi atje i priste djali i tyre, Archie.
Menjëherë pas këtij momenti, familja mbretërore do të udhëtojë drejt Afrikës së bashku me vogëlushin. Dyshja do të angazhohet atje me disa projekte bamirësie, të cilat i përkasin pallatit ‘Kensington’.
Kujtojmë se prej disa muajsh Markle është rikthyer sërish në punë, ndonëse i duhet të kalojë më pak kohë me djalin./revistawho.com