“Billboard Music Award 2021” do të transmetohet drejtpërdrejt nga MGM Grand Garden Arena në Las Vegas të dielën, më 15 maj. Dhe pretendentët nisin nga The Weeknd, i cili kryeson me nominime në 17 kategori. Ndër nominimet e tij përfshihen kategoria artisti më i mirë, artistin më i mirë mashkull dhe 100 artistët më të mirë. Bashkëpunimi i tij me Ariana Grande për këngën “Save Your Tears” është nominuar për gjashtë çmime.
Finalistja kryesore grua është Doja Cat që garon në 14 kategori duke përfshirë artisten më të mirë, artisten më të mirë grua dhe artisten më të mirë të 100-shes. Më tej Olivia Rodrigo nominohet në 13 kategori, Drake në 11 të tilla dhe Taylor Swift në shtatë kategori. Listës i shtohet së fundmi edhe Dua Lipa më 9 kategori konkurruese./revistawho.com