• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Cilat janë planet e ardhshme të Argjentina Ramosaj për zgjerimin e familjes?

Këngëtarja e njohur, Argjentina Ramosaj ka zgjedhur të tërhiqet pjesërisht nga bota e muzikës, duke sjellë projekte muzikore më rrallë se më parë.

Së fundmi ajo ka vendosur të jetë më pranë ndjekësve, duke ju përgjigjur pyetjeve të mbërritura në llogarinë e saj në ‘Instagram’. Ramosaj ka pohuar se mbase këtë muaj do të sjellë një këngë të re, ndërsa ka treguar dhe nëse do donte të kishte fëmijë të tjerë.

“Kam një djalë 4-vjeç dhe do doja të kisha një fëmijë tjetër një ditë. Do ishte shumë bukur të ishte vajzë”, ka shkruar Argjentina krah fotos me djalin. Kujtojmë se ajo publikon shpesh herë me ndjekësit në rrjetet sociale, pamjet më të bukura të përditshmërisë pranë bashkëshortit dhe djalit./revistawho.com