• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Vetëm në WHO

Cila është ngjyra e preferuar e motrave Vjollca? Sapo e thamë

Marina dhe Luana nuk kanë vetëm mbiemrin Vjollca, por edhe një fiksim me ngjyrën vjollcë. Mjafton t’i hidhni një sy profileve të tyre në Instagram për të parë se qoftë mbrëmjeve në televizion e qoftë në përditshmëri kjo ngjyrë nuk mungon në garderobën e tyre.

Le ta nisim nga Marina, e cila në dy prej puntatave të fundit të “Klanifornias”, u shfaq e veshur me kominoshe ngjyrë vjollcë.

Marina zgjodhi një fustan elegant me të njëjtën ngjyrë në takimin me Elisabetta Franchin pak ditë më parë.

Për të përmëndur më pas faktin që buzëkuqi ngjyrë vjollcë është i preferuari i Marinës. Ka plot foto ku moderatorja shfaqet me buzët në këtë ngjyrë që di t’i kombinojë shumë mirë edhe me veshjet.

Ndërkohë në një prej seteve të fundit fotografike, vuri në pah sytë me pluhur vjollcë, thonjtë e unazën me gur në ngjyrë të tillë.

Luana nga ana tjetër e përdor ngjyrën vjollcë në veshjet e saj gjatë ditës, si tek kjo foto në makinë, ku xhinset i ka kombinuar me hoodie ngjyrë vjollcë.

Apo tek kjo foto ku duket në super formë me golf e fund në këtë ngjyrë.

Ndërsa në setin e fundit fotografik u shfaq me këmishë vjollcë e sytë e lyer me vjollcë, që na vërtetoi sa shumë e do ajo dhe e motra ngjyrën që duket si profeci e jetës së tyre.