• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Cila është gjëja e parë që Arbana Osmani do të bëjë kur gjithë kjo situatë të ketë mbaruar?

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka vendosur të vetizolohet këto ditë në ambientet e shtëpisë pranë më të dashurve të saj. Pak më parë ajo ka ndarë disa foto me djalin, Jonin duke treguar se i mungojnë pushimet me të.

“Kur kjo çmenduri të ketë mbaruar, gjëja e parë që do bëj do jëtë të zbuloj botën me shokun tim të udhëtimeve, por për momentin po mjaftohemi me kujtimet e bukura të vitit të shkuar. Çdo gjë do të shkojë mirë. Kini kujdes”, ka shkruar Osmani krah postimit më të fundit në rrjetet sociale, ku ka përmbledhur momentet më të bukura me djalin e saj.

Kujtojmë se të gjithë personazhet e njohur janë vetizoluar këto kohë me familjet e tyre dhe e kanë zbuluar këtë edhe në rrjetet sociale, për të dhënë një shembull gjithë shoqërisë shqiptare./revistawho.com