• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Jetë

Çiftet e lumtura nuk e reklamojnë lumturinë në rrjetet sociale

Më poshtë do t’i gjeni disa arsye se pse çiftet e lumtura nuk e postojnë tërë jetën e tyre në internet.

Kur njerëzit janë të lumtur në marrëdhënien e tyre, ata janë të lumtur për vete

Nëse gjithçka është duke shkuar mirë në jetën dhe marrëdhënien e dikujt, atëherë nuk ka kuptim që të shpenzoni kohë duke postuar në Facebook gjëra për t’ua dëshmuar këtë të tjerëve.

Lumturia e vërtetë vjen thjeshtë nga të qënurit i lumtur në marrëdhënie me dikë që e dashuron

Nuk do të fitoni asgjë duke postuar në Facebook dëshmi se sa i lumtur jeni në jetë. Lumturia fitohet duke qenë bashkë me atë që e do, jo duke postuar për këtë në internet.

Askush nuk ka nevojë t’i dëshmojë askujt asgjë

Njerëzit që janë në një marrëdhënie me të vërtetë të lumtur nuk lodhen që t’ua dëshmojnë të tjerëve se sa të lumtur janë sëbashku.

Dhe gjëja më e rëndësishme…

Hulumtuesit kanë zbuluar se ata të cilët nuk i përdorin rrjetet sociale janë shumë më të lumtur se ata të cilët i përdorin për shkak se nuk e krahasojnë veten vazhdimisht me miqtë dhe njerëzit e tjerë.