Gjatë ditës së sotme në portale ka qarkulluar lajmi se një lidhje dashurie ka lindur mes konkurrentëve të “Dance With Me”, Albi Isakaj dhe Xhensila Pere. Shkak duket se është bërë një foto e publikuar nga Albi ku duket i afërt me Xhensilën.
I pyetur nga Gazeta Express Albi i ka mohuar këto thashetheme duke thënë se foto është keqkuptuar. “Mes meje dhe Xhensilës nuk ka gjë tjetër veç miqësisë,”-ka theksuar konkurrenti i “Dance With Me”.