Chrissy Teigen ka tërhequr jo pak herë vëmendjen e fansave me deklaratat e saj publike. Së fundmi modelja ka pohuar në llogarinë e saj në ‘Twitter’ se ka vendosur të fshijë 60.000 shkrime në këtë rrjet social dhe të bllokojë 1 milion adresa.
Ky veprim ka ardhur pas akuzave të dikujt se Chrissy ka fshirë 28.000 shkrime për shkak të një thashethemi se modelja ka lidhje me arrestimin e Ghislaine Maxwell.
“Fshiva rreth 60.000 postime sepse nuk mund të qëndroj përballë idjotësisë suaj dhe jam e mërzitur për familjen time”, ka shkruar Teigen.
Kujtojmë se Chrissy ka qenë gjithmonë mjaft transparente në postimet e saj dhe ky detaj ka shkatuar hera herës zhurmë në rrjetet sociale./revistawho.com