• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Chrissy Teigen kujton humbjen e fëmijës një vit më parë, me një dedikim prekës

Dhimbje si kjo e bashkëshortes së John Legend, Chrissy Teigen nuk largohen kurrë, sado kohë të kaloj. Sepse humbja e një fëmije është diçka që nuk kalon kurrë plotësisht.

Një vit më parë çifti i njohur, humbën foshnjën e tyre, pas një aborti spontan që modelja e famshme pati.

Chrissy, e cila e kishte quajtur djalin e palindur Jack, theksoi se kurrë nuk do të mbetet shtatzënë sërish pas humbjes së tij.

“Djalit që ne pothuajse e patëm. Një vit më parë me dhurove dhimbjen me të madhe që mund të imagjinoja për të më treguar se mund te mbijetoja nga çdo gjë, edhe nëse nuk do të doja. Unë nuk arrita të kujdesem për ty, por ti erdhe dhe shkove për të më bërë të dua veten dhe të kujdesem për veten sepse trupi ynë është i çmuar dhe jeta është një mrekulli. Ata më thanë se do të ishte më e lehtë, por  kjo nuk ka filluar akoma. Mami dhe babai të duan përgjithmonë”, ka shkruar Teigen bashkëlidhur kësaj fotoje.

Çifti i njohur janë prindër të dy fëmijëve të tjerë, Luna dhe Miles./revistawho.com