• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Chrissy Teigen jo vetëm që pranoi fajin para gjithë botës, por pranoi edhe se ndihet e turpëruar

Chrissy Teigen u akuzua në prill nga modelja dhe aktorja Courtney Stodden, për bullizim dhe tallje nëpërmjet rrjeteve sociale. E reja ka marrë mesazhe private nga Chrissy, por edhe komente publike ku ajo i uronte vdekjen apo gjëra të ngjashme. Pas gjithë ‘luftës’ që plasi online dhe largimit nga rrjetet sociale të Teigen, vetë ajo u rithye dhe shkroi një kërkesë falje të gjatë dedikuar vajzës në fjalë por jo vetëm. “Nuk ka asnjë justifikim për ato që kam shkruar në të shkuarën. Askush nuk i ka merituar. Shumë prej tyre meritonin mirësi dhe empati, jo ligësinë time me humorin që bëja. Jam përpjekur të lidhem me Courtney dhe privatisht, por dua t’i them publikisht që dua faljen e saj. Më vjen shumë keq Courtney. Shpresoj që ajo do shërohet më lehtë duke e ditur sa keq ndihem. Më vjen turp nga sjellja ime dhe idotsitë që kam thënë. Në fakt faljen nuk ja kërkoj vetëm vajzës në fjalë, por edhe shumë të tjerëve që kam talluar. Po mundohem të lidhem edhe me ta”, shkroi Teigen ndër të tjera./revistawho.com