Chiara Ferragni ka zbuluar një lajm shumë të rëndësishëm pak minuta më parë dhe të gjithë janë emocionuar po aq sa ajo. Bloggerja më e suksesshëm në Itali ka rrëfyer se dokumentari që bazohet në jetën e saj është gati dhe shumë shpejt do prezantohet në Festivalin e Filmit në Venecia. “Djema, jam e përlotur. Filmi-dokumentar për jetën time do shfaqet në Festivalin e Venecias. Dua t’i them faleminderit drejtorit artistik që më ndihmoi të bëj realitet ëndrrën time të fëmijërisë. Jam shumë e lumtur që do e shikoni të gjithë. ‘Chiara Ferragni-Unpsoted’ do të jetë ajo që nuk keni parë nga unë”, shkruan ndër të tjera ylli italian.
https://www.instagram.com/p/B0VlkoSoO3D/?fbclid=IwAR0lAaseAnw8jH2Jp6KxIZray3rHKwZ39SnD2ViKrl8Wh–VOfbc0Bi_a0c
Ky dokumentar është paralajmëruar më herët nga Chiara, por vetëm tani është finalizuar. Siç duket të gjithë fansat e saj do të kenë fatin të shohin jetën e bloggeres më të ndjekur nga një tjetër këndvështrim, përtej ‘Instagram-it’. / revistawho.com