• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Çfarë tregojnë thonjtë e dobët për shëndetin tuaj?

Sipas një studimi në kolegjin osteopatik të dermatologjisë në Amerikë thonjtë ndahen në dy kategori:
1-Thonjë të thatë dhe të dobët
2-Thonjë të butë dhe të dobët
Kategoria e parë shkaktohet nga mungesa e hidratimit ndëra e dyta nga lagështia e tepërt, por cilat janë shkaqet e tjera që i bëjnë thonjtë të dobët? Më poshtë ju zbulojmë disa prej tyre sipas ‘Healthyline’:
1-Hipotiroidja
Nivelet e ulëta të tiroides mund të sjellin dobësimin e thonjve por jo vetëm. Ajo shkaton shtimin në peshë, humbje të flokëve, lodhje si dhe depresion.
2-Mosha
Thonjtë janë në ndryshim të vazhdueshëm me rritjen e moshës. Ato të këmbëve fillojnë trashen ndërsa të duarve bëhen më të hollë.
3- Mungesa e hekurit
Nëse ju nuk keni sasinë e duhur të hekurit në trup, niveli i qelizave të kuqe ulet duke sjellë më pas dobësimin e thonjve.
Për t’i mbrojtur ato sugjerohet të përdorni kremin e duarve, mbajini sa më të shkurtër si dhe përdorni doreza kur jeni duke bëre punët e shtëpisë./revistawho.com