• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Lajme

Çfarë t’i thuash atij për ish-ët e tu?

A keni biseduar deri tani për ish të dashurit tuaj me partnerin aktual? “Biseda për të kaluarën tuaj seksuale është e rëndësishme sepse përshkruan se çfarë dëshironi nga kjo marrëdhënie dhe kush jeni në të vërtetë si person”,-thekson terapistja Joy Davidson. Nuk varet shumë nga detajet e së kaluarës sa nga niveli i sinqeritetit tuaj.

Ja se çfarë duhet të dini:

1. Transparenca është çelësi
Nëse jeni në marrëdhënie të re, dhe keni seks të pambrojtur – sinqeriteti është më vendimtarja. Nëse ka diçka në të kaluarën tuaj, si psh, seksi i pambrojtur me partnerë, apo nëse keni sëmundje seksuale transmetuese, si herpesi është mirë që të tregoheni të sinqertë dhe të ndani këtë lajm.

Këtu është fakti i pashmangshëm për ndershmërinë: nëse ju gënjeni, ju nuk i tregoni partnerit tuaj ajo që jeni në të vërtetë, që do të thotë se baza e lidhjes suaj është e lëkundur. Nëse e dredhoni të vërtetën duke shtuar ndonjë histori të ndryshme, atëherë ju pretendoni të jeni dikush që nuk jeni realisht. Dr. Davidson paralajmëron se kjo është e rrezikshme për çdo marrëdhënie. Megjithatë, edhe llogaritë e detajuara nuk janë të nevojshme. “Bëhuni të sinqertë për thelbin e të kaluarës suaj, e jo domosdoshmërisht për detajet”,-këshillon ajo.

3. Mos u bëni të varur nga numrat
Nuk ka rëndësi numri i partnerëve me të cilët keni qenë, mos u bazoni asnjëherë në numra. Ajo që ka me të vërtetë rëndësi është përvoja që keni krijuar me këta partnerë, çfarë mund të ndryshoni tani dhe se çfarë keni mësuar gjatë tërë këtyre viteve.

4. Mbani mend, disa detaje mund të mos përmenden
Meshkujt mund të krahasojnë veten e tyre me partnerët tuaj të mëparshëm, thekson Dr. Davidson. Thënë thjesht, ata dëshirojnë të dinë se janë më të mirë se përvoja juaj me meshkujt e tjerë. Ndërsa femrat, nga ana tjetër, kanë më shumë gjasa të jenë të varur tek femrat që partnerët e tyre kanë qenë të fiksuar seksualisht në të kaluarën, sqaron Dr. Davidson. Sinqeriteti peshon mbi të gjitha.

5. Mos u lavdëroni
Sigurisht që ju nuk do ti tregoni partnerit tuaj aktual se sa i mirë ka qenë ish i dashuri juaj vite më parë. Duhet të lejoni partnerin aktual t’ju trajtojë mirë dhe gjeni mënyra për ti kërkuar gjëra, pa përmendur emra, data, vende, me një fjalë duke u lavdëruar./revistawho.com