• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë të rejash ka nga lidhja e fundit e Rihanna-s me A$ap Rocky?

Ylli i muzikës pop, Rihanna është komentuar përherë për jetën e saj private dhe lidhjet e ndryshme të dashurisë. Për 3 vite radhazi ajo qëndroi e lidhur me miliarderin saudit, Hassan Jameel, për të cilin u shpreh se ndjente dhe se ky raport kishte ndryshuar shumë gjëra tek ajo.

Rihanna pohoi se lidhja me Jameel e bëri që t’i dedikohet më shumë vetes dhe jetës private. Megjithatë pas gjithë bujës që ky raport shkaktoi në media, pak ditë më parë u zbulua se Rihanna i kishte dhënë fund lidhjes së saj 3-vjeçare.

Fill pas këtij momenti artistja u fotografua duke kaluar kohë me reperin, Asap Rocky, me të cilin shkruhej se thjesht ishte duke kaluar kohën në New York. Së fundmi burime për ‘UsWeekly’ kanë shtuar se Rihanna dhe Rocky janë duke e shijuar maksimalisht lidhjen e tyre pasi mes tyre ka pasur gjithmonë kimi.

Ata kanë qenë miq të ngushtë për shumë vite, por nuk e kishin menduar se një ditë diçka më shumë se miqësia do t’i bënte të ishin bashkë./revistawho.com