• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Çfarë quhet kjo?”, dy moderatoret e njohura bëjnë ‘xing’ me të njëjtën veshje

Moderatorja e njohur shqiptare, Eni Vasili është shfaqur gjithmonë mjaft e kuruar në daljet e saj publike, ku është kujdesur të ketë një ‘look’ sa më serioz dhe pranë profilit të programit të saj, ‘Open’.
Së fundmi duket se Vasili ka bërë ‘xing’ më të njëjtën veshje me moderatoren italiane, Barbara D’urso. Të dyja prezantueset kanë zgjedhur një xhaketë ngjyrë bojëqielli me motive lulesh. Ajo çfarë i ka bashkuar tjetër vajzat në këtë ‘look’ janë dhe flokët me onde thuajse në të njëjtën gjatësi.
‘Si quhet kjo? Xing’, ka shkruar Eni krah fotos së publikuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’.
Komentet e ndjekësve të moderatores kanë qenë të ndryshme, duke e komplimentuar për dukjen e saj televizive./revistawho.com

View this post on Instagram

Si quhet kjo? Xing 😱😄🤣

A post shared by ENI VASILI (@enivasili) on