• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë po përpiqet të tregojë Robert Berisha me këto postime ku etiketon Nora Istrefin?

 

Pasi ish-e dashura e tij, Jess Kadiu pranoi publikisht lidhjen e dashurisë me Robert Berishën, duket se ky i fundit ka zgjedhur t’i dedikojë ende postime në rrjetet sociale, këngëtares Nora Istrefi.
Berisha ka publikuar një video në ‘Instastory’, ku shfaqet duke dëgjuar projektin më të fundit muzikor të saj në bashkëpunim me Gjikon, të titulluar ‘Anna’. Ai e ka etiketuar Norën në këtë postim, duke treguar se ruan ende një raport shumë normal me të.
Nga ana tjetër vetë Istrefi nuk ka reaguar në asnjë lloj forme lidhur me lajmet e lidhjes së Berishës me Kadiun.
Kujtojmë se jo më larg se dje, Roberti u kthye pas në kohë duke publikuar një video të vajzës së tyre, Renee kur ka qenë vetëm 1-vjeç. Ndonëse komentet në rrjet janë nga më të ndryshmet, duket se Roberti vazhdon t’i dedikojë postime vetëm vajzës dhe mamasë së saj, duke u shfaqur indiferent ndaj çdo deklarate tjetër të bërë në mediat rozë./revistawho.com