• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Çfarë po ndodh në “Digitalb”? Jonida Vokshi lajmëron ikjen e papritur

Pas ikjes së Ilda Bejlerit nga ‘DigitAlb’, duket se është radha e Jonida Vokshit. Moderatorja ka qenë pjesë e ‘familjes’ së kësaj platforme që në fillimet e karrierës së saj dhe 10 vitet në vazhdim, por duket se rrugëtimit të saj pranë ‘DigitAlb’ i ka ardhur fundi. Ishte vetë Jonida ajo që dha këtë lajm nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, ku krahas një spoti të realizuar vite më parë me stafin e saj, ka shkruar dhe ‘përshëndetjet’ e fundit. Moderatorja ka zbuluar se arsyeja e këtij vendimi kanë qenë projektet e tjera nga ana profesionale, por dhe nga ajo personale. Jonida nuk ka harruar të falenderojë dhe kolegët që kanë qenë pranë saj gjithë këto vite, stafin dhe bashkëpunëtorët në projektet e këtij 10-vjeçari. Postimi i saj ka marrë dhe shumë komente nga fansa dhe miq të saj, të cilët kanë shprehur mbështetjen për rrugëtimin e saj të ri./revistawho.com

View this post on Instagram

Zgjodha kete spot, sepse nga me shume se 60 qe kam realizuar per DIGITALB, ky eshte me i dashuri per mua. Ndersa, ky postim nder me te veshtiret dhe me te rendesishmit qe kam bere per ju. Projektet afatgjate qe kam perpara, ne rrafshin profesional dhe personal kane bere qe une nga shtatori e tutje te terhiqem nga DIGITALB – shtepia ime per dhjete vitet e fundit. Ky nuk ka qene nje vendim i lehte per mua. Nga zemra falenderoj secilin bashkepunetor ne DGA per nje rrugetim te paharrueshem te perbashket dhjetevjecar. Te mbushur me vlera artistike, mbeshtetje profesionale dhe plot gjera te tjera te bukura, sa edhe ky spot. Mbase nje dite do jemi bashke serish, por deri atehere une kam vendosur te vazhdoj me projekte te tjera te cilat shume shpejt do ti kuptoni. Ne fund, ju falenderoj JUVE qe keni qene me mua dhe me keni perkrahur dhe shkruar pa fund pergjate ketij rrugetimi. JU FALEMINDERIT ndjekes e miq te mite🙏🏻❤ Ju ftoj ne rrugetimin tim te ri duke ju premtuar gjera edhe me te bukura!🤗

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on