• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë po ndodh mes tyre? Brad largohet i fundit nga festa private e Jennifer Aniston

Që prej ndarjes së tyre shumë vite më parë, Jennifer Aniston dhe Brad Pitt kanë qenë shpesh herë në qendër të vëmendjes nga ndjekësit e tyre, për shkak të spekulimeve të shumta për një rikthim të mundshëm të tyre.

Së fundmi aktorja ka organizuar në fundjavë një festë me miqtë më të ngushtë në shtëpinë e saj, ku nuk ka munguar edhe Brad. Burime ekskluzive kanë treguar për ‘Entertainment Tonight’ se 55-vjeçari ka mbërritur i pari në shtëpinë e Aniston dhe është larguar i fundit në orën 11 të darkës.

Menjëherë pas këtyre lajmeve fansat kanë komentuar në rrjetet sociale marrëdhënien e tyre, duke dyshuar se Jennifer dhe Brad mund të kthehen sërish bashkë. Pavarësisht gjithë këtyre momenteve, dy aktorët nuk janë prononcuar në asnjë moment për raportin e tyre./revistawho.com