• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë po ndodh me Loredanën dhe Mozzik? Ky veprim shton dyshimet për marrëdhënien e tyre

Një vit më parë, Loredana dhe Mozzik i dhanë fund lidhjes disavjeçare duke mos zbuluar asnjë arsye se çfarë i çoi drejt ndarjes. Fill pas këtij momenti dyshja fshinë njëri-tjetrin në rrjetet sociale, përfshirë këtu ‘Instagram-in’, duke mos e ndjekur më njëri-tjetrin.
Megjithatë pavarësisht këtij vendimi, “IconStyle” ka zbuluar se Mozzik dhe Loredana ndiqen në ‘Tiktok’, llogari të cilën reperi e ka hapur në muajin prill, pas ndarjes nga ish-partnerja e tij.
Mozzik ndjek në këtë adresë vetëm Loredanën dhe vëllain e tij, Getinjo. Nuk dihet se çfarë po ndodh mes dyshes, pasi ky veprim flet shumë.
Kujtojmë se momentalisht Mozzik dhe Loredana ndjekin vetëm llogarinë e vajzës së tyre në ‘Instagram’, duke ngjallur të tjera dyshime tek fansat e tyre.