Luana Vjollca na tregoi edhe njëherë tjetër çfarë ndodh brenda zyrës së saj, me gjithë stafin, teksa përgatiten për dy episodet e fundit të ‘Shiko Kush Luan’. Këtë herë moderatorja rrëfeu që episiodi i fundit i programit do ketë një surprizë të madhe që nuk përfshin të ftuar si zakonisht. Disa nga pjestarët e stafit bënë shaka me idenë që do jenë vetë ata të ftuarit, por asgjë më shumë nuk u zbulua.
Duke marrë parasysh që në ‘Shiko kush luan’ kemi parë shumë çudira edhe këtë herë me siguri do shohim ndonjë surprizë që nuk i shkon në mend njeriu. Mbase Luana do ftojë motrat Vjollca në studio (njerëzit e shtëpisë nuk quhen ‘zyrtarisht’ të ftuar). Ose mund të na surprizojë duke zbuluar më në fund të dashurin për publikun, e duke luajtur me të në emision. Nuk e heqim edhe mundësinë që të jetë vetë Luana qendra e mbrëmjes për t’i realizuar të gjitha lojrat e vetme. Po ju keni ndonjë ide tjetër?/revistawho.com