• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë nuk keni ditur deri më tani për identifikimin elektronik: Nga siguria tek shpejtësia e rezultatit

Në prag të zgjedhjeve, ajo për të cilën mund t’ju kujtojmë është vërtetësia e votës suaj, e cila këtë vit ndryshe nga çdo vit elektoral i mëparshëm do të funksionojë ndryshe përmes identifikimit elektronik.

Ky i fundit është një pajisje teknologjike, e sjellë nga “Smartmatic” dhe e ka dëshmuar më së miri efikasitetin dhe saktësinë e saj në zgjedhjet që janë mbajtur 5 kontinente, duke regjistruar në sistem plot 5 bilionë votues, pa hasur asnjë problematikë. Thënë këtë kjo pajisje do të mundësojë votimin e lirë e të barabartë, duke ofruar një zgjidhje tejet të dobishme në procesin zgjedhor, falë kontributit të saj në regjistrimin e votuesve.

Kjo risi teknologjike do të kthehet në urë lidhëse mes qytetarit dhe aksesimit në procesin e votimit, për të garantuar të drejtën e votimit në mënyrë të sigurt dhe në transparencë të plotë.

Gjithashtu, një tjetër benefit i identifikimit elektronik është edhe ruajtja e të dhënave të
qytetarëve, në përputhje me standardet më të larta të sigurisë dhe asgjësimi i tyre pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Identifikimi elektronik merr pjesë në të gjitha hapat e procesit zgjedhor, duke minimizuar ndjeshëm kohëzgjatjen e publikimit të rezultateve finale të procesit zgjedhor, si dhe duke identifikuar tentativat për votim të dyfishtë. Pra këtë vit përveç sigurisë së votës do të arrini të njihni më shpejt edhe fituesin e zgjedhjeve 2021./revistawho.com