• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë nuk duhet të mungojë në valixhen e pushimeve? Arbana Osmani ju jep idetë më të mira

Përpara nisjes së pushimeve përgatitja e valixheve është një stres më vete, sidomos për vajzat. Duhet menduar me detaje çdo veshje për ditën dhe natën, prandaj përpara nisjes duhen marrë disa ide apo këshilla të mira. Për këtë gjë mund t’ju hidhni një sy fotografive të personazheve të njohur, që janë gjithmonë të përditësuar me trendet më të fundit të modës. Arbana Osmani është një prej vajzave të famshme që mund t’ju japë disa ide perfekte për veshjet gjatë pushimeve, duke qenë se ajo është dhe një prej personazheve që udhëton më shpesh. Nëse i shikoni me detaje fotot e saj në rrjete sociale kupton se në veshjet e Arbanës nuk mungon asnjëherë një fustan i gjatë, këmishë dhe një palë pantallona të shkurtra.

Pjesa më e madhe e fustaneve dhe këmishave të saj janë me printe lulesh, shumë të përshtatshme me stinën. Fustani, këmisha dhe pantallonat e shkurtra mund të vishen ditën, por edhe gjatë natës, për këtë arsye nuk duhet të mendoheni gjatë për të përshtatur veshjet me oraret e ndryshme.

Prandaj nuk duhet të stresoheni më për përgatitjen e valixhes, ju mjaftojnë tre elementët e përmendur më sipër për t’u dukur bukur në çdo moment. /revistawho.com