• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë nënkupton postimi i Zunës për Loredanën në ‘Instagram’?

Prej disa kohësh, reperja e njohur, Loredana është përfolur për një romancë të re me reperin e quajtur Zuna. Në media kanë qarkulluar foto dhe video të ndryshme nga udhëtimet e tyre, duke ngjallur edhe më shumë dyshime tek ndjekësit.

Së fundmi Loredana ka zgjedhur të këndojë një këngë të reperit në makinë, detaj ky që i ka rënë në sy menjëherë fansave. Zuna ka zgjedhur ta ripublikojë këtë moment, duke bashkangjitur emojin e zjarrit dhe kurorës, duke treguar hapur konsideratën që ka për të.

Nuk dihet ende se çfarë po ndodh mes dyshes realisht, por kujtojmë se vetëm një ditë më parë ajo publikoi një foto nga seti fotografik me ish-partnerin e saj, Mozzik. Më vonë artistja u pendua dhe e fshihu menjëherë këtë postim./revistawho.com