• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë ndryshoi Kylie Jenner në pamjen e saj që fansat nuk arrijnë ta shohin?

Kylie Jenner di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e ndjekësve të saj dhe kështu ka ndodhur dhe me postimin e fundit në rrjetet sociale. Në videon ku 22-vjeçarja ka treguar se linja e kozmetikës së saj do të jetë në datë 22 maj edhe në Evropë, është shfaqur me sytë ngjyrë gri, të cilat kanë sjellë më pas një varg komentesh. Disa prej fansave të miliarderes kanë pohuar se nuk mund ta shihnin, për shkak të lenteve.

Kujtojmë se prej disa javësh, Jenner është zhvendosur në shtëpinë e saj të re, ku duket se po jeton mjaft e lumtur me Travis Scott dhe vajzën e tyre, Stormi./revistawho.com