• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë ndryshimesh solli ky Shën Valentin për Meghan dhe Harry-n?

Meghan Markle dhe Princ Harry nuk mund të festonin Shën Valentinin vitin e kaluar për shkak të impenjimeve të tyre në pallatin mbretëror. Për dallim nga viti i kaluar, kur Harry ishte në Norvegji për shkak të eventeve nga Kensington, ndërsa Meghan ishte në SHBA, këtë vit dyshja vendosi të pushonin së bashku. Dita e Shën Valentinit këtë vit i gjeti Markle dhe Harry-n edhe më pranë njëri-tjetrit ndonëse dyshja nuk ka zbuluar ende detaje se si e kaluan apo çfarë dhuratash bënë.

Kujtojmë se që prej shkëputjes nga pallati mbretëror, Meghan dhe Harry janë parë të bëjnë një jetesë shumë të thjeshtë në Kanada./revistawho.com