• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Horoskopi, Lajme

Çfarë ndryshimesh do të sjellë hëna e re nga dita e sotme?

Hëna e re në shenjën e Demit vjen për të ndryshuar të dhënat aktuale dhe shënon pikënisjen për të gjetur ritmet tona, është pikënisja e lirisë sonë. Do të fillojmë të ndihemi të indinjuar me rregullat që na janë imponuar dhe tendencat për të shkuar kundër gjithçkaje që na është imponuar do të jetë e fortë. Çështja e ‘Korona Virus’, disi do të bëhet e zakonshme tashmë ose të paktën do të mësohemi të jetojmë në këto kushte që janë krijuar dhe shikimi dhe vëmendja jonë do të përqendrohen në çështjet financiare. Nevoja për siguri financiare dhe stabilitet do të jenë shumë të theksuara, të cilat është shumë vështirë t’i gjejmë. Problemet dhe situatat financiare që do të përjetojmë tani do të jenë një ide nga ato që do të vijnë, veçanërisht në 2021 me kulminacionin e aspektit jo harmonik të Saturn / Uranus. Tensionet, konfliktet, revolucioni dhe dëshira për liri do të jenë tiparet kryesore të kësaj hëne të re, pa munguar ngjarjet e dhunshme. Kuptohet problemet ekonomike do të vijnë nga jashtë, nga fuqitë e mëdha si dhe nga ndryshimi i aleancave. Harta e Bashkimit Europian bën fjalë për probleme që do të përjetojmë në vijim. Hëna e re në 23/4 sjell ndryshime të situates, probleme ekonomike që për momentin do të gjejnë zgjidhje si dhe për ngjarje të papritura politiko-sociale. Sigurisht, në gjithë këtë atmosferë dhe në mes të pasigurisë dhe reflektimit, atmosfera erotike dhe gjendja shpirtërore për flirtim mbajnë mjaft mirë, qoftë nga larg dhe përmes internetit. Mbani shportë të vogël në premtimet që do t’iu bëhen, jetoni momentit dhe të njifni mirë “kushtet” e lojës.

DASHI

Shfrytëzoni mundësitë dhe shanset në fushën profesionale me qëllim përmirësimin e financave tuaja gjatë periudhës ne vijim. Të jeni të kujdesshëm në propozimet që do të keni. Megjithëse muaji maj do t’ju shpërblej me rritjen e të ardhurave, prapë ju duhet të bëni një menaxhim të mirë, pasi periudha konsiderohet e paqëndrueshme për xhepin tuaj.

DEMI

Përfitoni nga mundësitë dhe shanset që do të keni deri në 20/5. Harrojeni sigurinë dhe stabilitetin dhe mos harroni se është koha për të vepruar me përgjegjësi dhe pjekuri përballë ndryshimeve dhe vështirësive që do të shfaqen, veçanërisht për ju të lindurit në dhjetë ditët e para të shenjës. Sektori profesional është mjaft kërkues dhe pretendues, ndërsa marrëdhëniet kërkojnë kujdesin dhe vëmendjen tuaj.

BINJAKËT

Kam mendimin se jeni kaq të preokupuar me jetën tuaj emocionale, duke e fantazuar atë siç doni ju dhe jo si është në të vërtet, sa vështirë të kuptoni plotësisht çfarë ndodh rreth jush në këtë moment, veçanërisht ju të lindurit në fund të dhjetëditëshit të dytë dhe në fillim të dhjetëditëshit të tretë. Kujdes në gabimet e mundshme në fushën profesionale, filtroni çdo të dhënë apo lajm që do të keni duke shmangur prapaskenat. Skandalet dhe dalja në pah e jetës suaj personale nuk do të mungojnë, ndërkohë që nuk duhet të tregoni dhe të besoni planet tuaja tek të tjerët.

GAFORRJA

Ndoshta qëllimet apo planet tuaja për një bashkëpunim të madh mund të mos realizohen për momentin ose ndihma që prisnit për realizimin e synimeve tuaja të mos jetë ajo që ju prisnit. Sidoqoftë shmangni për momentin diskutimet profesionale që bazohen në hapje të mëdha financiare. Kujdesuni për marrëdhëniet tuaja dhe përfitoni nga periudha pozitive që do të pasojë.

LUANI

Një periudhë mjaft kërkuese dhe e tensionuar fillon për ju dhe sidomos për jetën tuaj profesionale. Presioni, ndryshimet, por dhe shanset janë karakteristikat e kësaj periudhe. Pavarësisht nga pengesat, periudha është mjaft frutdhënëse dhe rezultatet e saj do t’i shijoni në maj. Për momentin kërkohet gjakftohtësi, programim dhe t’i përvisheni punës.

VIRGJËRESHA

Ndryshe i prisni gjërat dhe ndryshe ato ju vijnë, përndryshe i imagjinoni dhe i ëndërroni dhe ndryshe ato janë në realitet. Sidoqoftë, nëse mbështeteni më pak tek të tjerët dhe nuk ushqeheni nga iluzione, do të thoja që kjo është një periudhë shumë e favorshme për ju. Mund të keni nevojë të bëni disa ndryshime në punën tuaj dhe të merrni disa vendime që do t’ju sjellin rezultate dhe përparim deri në 20/5.

PESHORJA

Përqendrohuni në sektorin financiar për periudhën në vijim, duke u kujdesur për zgjidhjen e detyrimeve ndaj të tjerëve, por në të njëjtën kohë shfrytëzoni mundësitë dhe shanset që do të lindin. Është momenti të çliroheni përfundimisht nga përgjegjësitë apo pengesat që ju preokuponin në familje, shtëpi apo në marrëdhëniet tuaja. Fusha emocionale, gjithashtu do të ketë një vend të rëndësishëm në jetën tuaj gjatë kësaj periudhe me të mirat, por dhe shqetësimet e saj. Sidoqoftë, deri në gjysmën e parë të majit, ju jeni të favorizuarit zodiakut në këtë fushë.

AKREPI

Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet do të jenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kësaj kohe dhe kërkojnë menaxhim të duhur nga ana juaj. Ndërkohë nuk do të mungojnë problemet edhe në mjedisin familjar. Qetësia dhe durimi do të jenë armët tuaja në menaxhimin e tyre. Në mes të gjithë kësaj situate, për shumë prej jush shfaqet një bashkëpunim interesant dhe diçka e bukur në jetën tuaj emocionale dhe të dashurisë.

SHIGJETARI

Me ndryshimet që do të ndodhin në sektorin e punës dhe atë profesional, e vetmja gjë e sigurt është që ju do të dilni fitimtarë në sektorin financiar. Unë guxoj të them që është ndoshta periudha më e favorshme për financat tuaja, rezultatet e së cilës do ti shihni në maj. Po aq interesante është edhe jeta juaj emocionale ku gjendja shpirtërore për flirtim dhe dashuri po lulëzon. Kushtojini vëmendje bashkëpunimeve profesionale dhe problemeve që mund të shfaqen në mjedisin familjar.

BRICJAPI

Më në fund situata ndryshon dhe ju ndiheni tashmë të çliruar nga vështirësitë e mëdha që shumë herë ngjanin të pakapërcyeshme. Gjatë kësaj periudhe gëzimi, fati, dashuria dhe krijimtaria kanë tashmë vendin e parë në jetën tuaj. Erë e re freskuese dhe rinovuese po fryn, posaçërisht për ju të lindurit në dhjetë ditët e para të shenjës, është momenti të dashuroheni dhe të plotësoni ndryshimet që dëshironi ndërsa ju të tjerët të kujdeseni për përfundimin e planeve tuaja dinamike.

UJORI

Do të thoja se nuk gjendeni dhe në një fazë të mirë të jetës tuaj, të paktën për momentin e caktuar. Përpara përgjegjësive, pengesave dhe ndryshimeve gjendeni ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës, plot energji, me dëshirë për flirt, dashuri dhe me tendenca risku ju të tjerët. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet kërkojnë vëmendjen dhe kujdesin tuaj dhe bazohen në sjelljen dhe menaxhimin e duhur, ndërkohë që duhet të jeni shumë të kujdesshëm në investimet dhe aktivitetet tuaja financiare. Përfitoni nga kjo periudhë për të zgjidhur çështje që lidhen me familjen, shtëpinë ose pasuritë e patundshme.

PESHQIT

Do të gjendeni nën presion për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me punën dhe jetën tuaj të përditshme. Ju duhet të jeni në komunikim të vazhdueshëm në mënyrë për të arritur qëllimet dhe pikësynimet tuaja. Miqtë janë pranë jush duke ju ofruar ndihmën e tyre dhe puna kolektive favorizohet. Dëgjoni këshillat e të tjerëve dhe në fund vendosni vetë duke dëgjuar zërin tuaj të brendshëm. Shtëpia dhe familja janë një strehë e ngrohtë për ju./revistawho.com