• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Fotot, Lajme

Çfarë ndodhi dje në “Miss Universe Albania”, të ftuarit dhe fotot nga prapaskena…

Të enjten e 2 qershorit u mbajt në Teatrin e “Vizion Plus” finalja e madhe e “Miss Universe Albania”… Një mbrëmje spektakolare e mbushur plot me elementë të show-t dhe surpriza.

Florian Agalliu dhe Eva Murati në çastin final
Florian Agalliu dhe Eva Murati në çastin final

 

Spektakli që nisi transmetimin në orën 21:00 u drejtua nga Florian Agalliu dhe Eva Murati, e cila për 8 javë rresht ka drejtuar programin “Në pritje të Miss Universe”, që është transmetuar çdo të dielë në “Vizion Plus”.

Juria e "Miss Universe Albania"
Juria e “Miss Universe Albania”
Adrola Dushi dhe Holta Dulaku
Adrola Dushi dhe Holta Dulaku
Anisa Kospiri dhe Artan Shabani
Anisa Kospiri dhe Artan Shabani

Miss00013

Holta Dulaku
Holta Dulaku

 

Të parat që janë ngjitur në skenë kanë qenë katër mentoret, të cilat kanë shoqëruar vajzat në këtë udhëtim: Adrola Dushi, Fioralba Dizdari, Vivian Canaj dhe Xhensila Pere. Pas tyre, në skenë kanë zbritur të 26 vajzat konkurrente, të veshura me fustane mbrëmjeje, të cilat janë njohur në këtë momente edhe me jurinë që do të vlerësonte më të bukurën mes tyre. Holta Dulaku, Inis Gjoni, Anisa Kospiri, Ledina Çelo, Alessio Aliaj, Artan Shabani, Ledjo Musabelliu dhe Skerdilajd Faria, përbënin tetëshen që do të jepte verdiktin final.

Fotini Elmazi, fituese e "Miss Fotozhenia"
Fotini Elmazi, fituese e “Miss Fotozhenia”
Aurora Prendi, fituese e "Miss Social Media"
Aurora Prendi, fituese e “Miss Social Media”

 

Nuk munguan në këtë mbrëmje as sfilatat me bikini, fustane coctail, etj, përgjatë të cilave u ndanë çmime të rëndësishme si: Miss Eleganca – Arbenita Morina, Miss Buzëqeshja – Erlinda Deda, Miss Bikini – Adea Mehmetaj, Miss Shoqëria – Emigrela Ahmetaj, Miss Fotozhenia – Fotini Elmazi, Miss Ambassador – Kosovare Neziri, Miss Social Media – Aurora Prendi dhe Miss Inteligjenca – Ëndrra Kovaçi.

Ledina Çelo
Ledina Çelo

Miss00010

 

Një moment i rëndësishëm i mbrëmjes ishin të ftuarit special, të cilët me performancat e tyre ia shtuan ritmin finales së mbushur me emocione. Emra të tillë si: Rovena Dilo, Vedat Ademi, Ledina Çelo, Kaltrina Etemi e Noizy, ngritën në këmbë publikun me këngët e tyre.

Miss00025

Holta Dulaku duke i vendosur kurorën e "Miss World Albania" Ëndrra Kovaçit
Holta Dulaku duke i vendosur kurorën e “Miss World Albania” Ëndrra Kovaçit

 

Spektakli i prodhuar nga Eduart Deda në bashkëpunim me “Vizion Plus” zgjodhi në fund të mbrëmjes edhe vajzën që do të na përfaqësojë në eventin e bukurisë “Miss World” dhe ajo ishte Ëndrra Kovaçi.

Miss00027

"Miss Universe Albania 2016", Linda Idrizi
“Miss Universe Albania 2016”, Linda Idrizi
Kosovare Neziri, shoqëruesja e parë dhe "Miss Ambassador"
Kosovare Neziri, shoqëruesja e parë dhe “Miss Ambassador”

 

“Miss Universe Albania” u shpall Linda Idrizi, ndërsa shoqëruesja e parë e miss-it ishte Kosovare Neziri.

Holta Dulaku dhe Ardi Asllani
Holta Dulaku dhe Ardi Asllani
Adela Lami
Adela Lami
Megi Ndokaj dhe Isida Mollaymeri
Megi Ndokaj dhe Isida Mollaymeri
Irena Kita dhe Dorina Mema
Irena Kita dhe Dorina Mema
Xhani Shqerra
Xhani Shqerra
Brunilda Lahe
Brunilda Lahe

Në sallë veç familjarëve dhe partnerëve ekonomikë kishte edhe fytyra të njohura të jetës publike si: Ardi Asllani, Orinda Huta, Klevis Saliaj, Dorina Mema, Irena Kita, Isida Mollaymeri, Adela Lami, Fatma Methasani, Rudi Hizmo, Adela Xhamani, Ambra Meda, Jeta Faqolli, Silvana Braçe, Xhani Shqerra, Brunilda Lahe, Roberta Mone, Megi Ndokaj, etj.

Fotot: Altin Çelmeta