• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Çfarë ndodh në prapaskenat e “I love Tropoja”? Me një video Mariana Kondi zbulon rolin e saj

Ermal Mamaqi prej kohësh ka nisur xhirimet e filmit të tij më të ri, “I love Tropoja”, një film ky që do të mbledhë sërish disa nga emrat më të njohur të showbiz-it shqiptar. Aktori i humorit dhe disa nga personazhet kanë publikuar shpeshherë foto apo video nga momentet e xhirimeve, por ditën e sotme Mariana Kondi ka publikuar një video ku ka zbuluar një skenë nga filmi. Ajo shfaqet me një veshje tradicionale dhe një shami të bardhë në kokë. Xhirimet duket se po zhvillohen në një shtëpi tradicionale në Tropojë, ku duket se roli i Marianës do jetë ai i kryefamiljares. Sigurisht, të pranishëm kanë qenë dhe pjesë të stafit të xhirimeve si dhe shumë aktorë të njohur shqiptar. Kjo nuk është hera e parë që Mariana bashkëpunon me Ermalin, pasi ajo ishte gjithashtu pjesë e kastit të aktorëve në filmin “2 gisht mjaltë”./revistawho.com

View this post on Instagram

gjat filmit @ilovetropoja_filmi

A post shared by @ mariana.kondi10 on