• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë

Çfarë kërkojnë femrat nga partnerët e tyre?

Është e kotë të ankoheni se nuk i kuptoni femrat: mjafton të pyesni apo të informoheni. Më poshtë shpjegohet se çfarë duan femrat nga meshkujt në lidhjet që krijojnë me ta. Ende sot e kësaj dite janë të shumtë ata meshkuj të cilët ankohen për sa i përket çështjes së të kuptuarit të femrave. Në fakt nuk është edhe aq e vështirë të futeni në botën e tyre. Mjafton të dini si më poshtë vijon:

Spontaniteti është një lloj “butoni reset”, i cili i jep freski marrëdhënies çdo ditë. Dalja nga rutina, bërja e diçkaje ndryshe, të papritur, paksa të çmendur: nuk është e nevojshme të gjendet diçka e jashtëzakonshme, mjafton një nismë “shtëpiake” dhe e mirëmenduar për çiftin për të nisur një ditë të re.

Stabiliteti

Nuk po flasim për martesën, por për sigurinë në kuptimin që femrat kërkojnë te një partner, i cili di se çfarë do nga jeta, pak rëndësi ka se çfarë konkretisht, e rëndësishme është ta tregojë këtë. Femrat nuk duan të jetojnë një marrëdhënie të ndërtuar mbi pasigurinë dhe aq më pak të kenë një mashkull që ia mbath me të katërta kur historia bëhet pak serioze.

Respekti

Në ditët e sotme ka ende njerëz të cilët nuk besojnë në barazinë mes femrës dhe mashkullit, gjë që e mërzit çdo femër: respekti është baza e një marrëdhënieje të shëndetshme. Nuk është e nevojshme të jeni dakord për gjithçka dhe në gjithçka, e rëndësishme është të merrni në konsideratë dhe të dëgjoni opinionin dhe mendimet e partnerit, gjithmonë.

Objektiva të ngjashëm

Nëse në një marrëdhënie dëshirohet të ketë të ardhme, e mira është që të vihen objektiva dhe që partnerët të ndajnë bashkë pritshmëri dhe projekte. Për shembull, nëse njëri prej partnerëve dëshiron të udhëtojë nëpër botë, ndërkohë që tjetri ka një punë fikse në një qytet të madh, është mirë të flisni qartë që në fillim, sepse ky lloj projekti mund të minojë stabilitetin e një marrëdhënieje të shëndetshme.

Liria për t’u rritur

Të qenët të fejuar nuk do të thotë një apati e përgjithshme, për më tepër që gjysma tjetër e “mollës”, nuk duhet të konsiderohet si një entitet ku mund të mbështetesh për t’u rritur. Një çift ka nevojë për t’u zhvilluar, si individualisht ashtu edhe së bashku.

Komunikimi

Femra e përdor komunikimin për të krijuar lidhje: nëse tregon të gjitha sekretet, është një shenjë e mirë, do të thotë se i beson atij që ka përpara dhe e konsideron si një person të rëndësishëm. Përndryshe, nëse i fshihni diçka, do të ndihet e tradhtuar edhe nëse i trajtoni një argument me pak rëndësi. Në fund, nëse dashurohet dhe adhurohet, është një nga kënaqësitë më të mëdha, ndaj shprehuni.

Ironia

Femrat tërhiqen nga meshkujt që i bëjnë të qeshin: nuk është një legjendë, por një e vërtetë e madhe. E qeshura afron shpirtrat dhe krijon ndjenja më të thella se sa ato që mund të krijohen nga “aktivitetet kolektive”. Mos nënvlerësoni humorin e mirë dhe përpiquni të qeshni të paktën një herë në ditë së bashku me partnerin, sepse rezultati është i garantuar.

Seksi i mirë

Femrat shpresojnë gjithmonë që seksi me partnerin të jetë i kënaqshëm dhe fantastik. Por bëni kujdes: për të kënaqur një femër, nuk janë të nevojshme vetëm orgazmat dhe përsëritja e tyre, por edhe pasioni, intimiteti, origjinaliteti dhe kënaqësia në kuptimin e mirëfilltë. Femrat dëshirojnë të shprehin sensualitetin e tyre.

24 mijë puthje

Femrat dëshirojnë shumë që të puthen nga partneri i tyre, ndaj asnjëherë mos i nënvlerësoni ato. Me kalimin e kohës, pjesa më e madhe e meshkujve ka tendencë që t’i rezervojnë puthjet në momentet më të nxehta të lidhjes, por ky është një gabim i madh, sepse për puthjet nuk ka një moment specifik, përkundrazi.

CLOSE
CLOSE