Nga ana e babit praktikues të fesë myslimane, ndërsa nga ana e mamit asaj katolike, në familjen e Roselës, është festuar çdo festë fetare.
E ftuar pasditen e sotme në ‘Ftesë në 5’, Rosela Gjylbegu ka treguar se ky është viti i parë në të cilin ajo ka agjëruar për herë të parë një muaj rresht, ndërsa sakrificat e para i ka nisur që kur ka qenë e vogël. Këngëtarja tregoi se si gjithë periudha e mundimshme e pandemisë, i vështirësoi ca gjërat, por pa humbur drejtimin që duhet të kishin.
Rosela shtoi se në natën e sotme do të lutej vetëm për shëndetin e njerëzve që do më shumë, pasi kjo e fundit është gjëja më e rëndësishme. E si një llokume për ‘Fiter Bajramin’, Rosela solli edhe projektin e fundit muzikor, të titulluar: “Duart hapur”, dedikuar muajit të shenjtë të Ramazanit.
Një video në të cilën mesazhi i parë që merr është shpresa, falë tekstit dhe buzëqeshjes së pandarë nga fytyra e Roselës… Juve ju mbetet vetëm ta dëgjoni, për të na besuar!/revistawho.com