• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë ka për të thënë Cara Delevingne pas raportit të ish-të dashurës së saj me G-Easy?

Fill pas ndarjes nga modelja e njohur, Cara Delevingne, Ashley Benson u pa të kalonte kohë me reperin e njohur amerikan G-Easy. Dyshja u fotografua duke u puthur bashkë, megjithatë mediat rozë treguan se Ashley dhe G-Easy ishin thjesht duke kaluar kohë me njëri-tjetrin, por nuk gëzonin një lidhje normale me njëri-tjetrin.

Ndonëse fansat iu kthyen kundër dhe Delevingne i doli në mbrojtje ish-të dashurës së saj, duket se G-Easy dhe Benson janë parë sërish duke u puthur, duke treguar se historia e tyre vazhdon. Pavarësisht spekulimeve të ndryshme, ata vazhdojnë të shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit, duke mos zyrtarizuar asgjë lidhur me raportin e tyre.

Pas gjithë lajmeve në rrjet, ndjekësit janë mjaft kureshtarë nëse Cara Delevingne do të reagojë sërish publikisht./revistawho.com