• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Çfarë ka ndodhur me Miley Cyrus? Këngëtarja fshin të gjitha fotografitë nga llogaria në ‘Instagram’

Një lëvizje e kohëve të fundit në ‘Instagram’ e këngëtares së famshmë, Miley Cyrus, I ka habitur të gjithë fansat. Miley ka fshirë nga llogaria e saj të gjithë fotografitë e mëparshme dhe në foton e profilit ka vendosur thjesht një sfond të zi. Madje ‘Instagram’-i nuk është i vetmi rrjet social që ka pësuar transformim. Këngëtarja ka fshirë edhe fotografitë në ‘Twitter’, por ka lënë të palëvizur çdo postim tjetër.

Një pjesë e fansave kanë filluar të dyshojnë për një ndarje të mundshme mes saj dhe të dashurit Liam Hemsworth. Por ndryshe nga këngëtarja, partneri i saj ka ende në ‘Instagram’ çdo fotografi me të dhe kështu teoria e ndarjes është hedhur poshtë.

Tashmë mendohet se Miley mund ta ketë bërë këtë për shkak të ndonjë projekti të ri muzikor. Në fakt kjo nuk është hera e parë që një personazh i famshëm përdor një metodë të tillë. Disa muaj më parë edhe këngëtari Zayn fshiu nga ‘Instagram’-i i tij të gjitha postimet dhe më pas publikoi ‘trailer’-in e këngës së tij të re. Ndoshta kjo është një mënyrë efikase për të tërhequr më shumë vëmendjen e fansave dhe të mediave. /revistawho.com