• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë i thonë kësaj? Jonida Vokshi zbulon se si e kalon kohën gjatë vetizolimit në shtëpi

Jonida Vokshi ka ndarë së fundmi në llogarinë e saj në ‘Instagram’ disa poza të kapura në ambientet e shtëpisë, duke treguar se si po kalojnë këto ditë për të.

“Kësaj i thonë gjej cep në shtëpi e bej foto. Tamam, tamam kësaj i thonë zoti na ruajtë mendjen. Shpresoj të jeni mirë të gjithë. Ju dua”, ka shkruar Vokshi krah postimeve ku shfaqet mjaft e qeshur.

Me siguri Jonida është duke treguar kujdesin maksimal për shkak se ndodhet dhe në pritje të ëmbël me fëmijën e saj të parë.

Kujtojmë se në një intervistë të dhënë së fundmi në ‘Soiree’, Jonida zbuloi dhe detaje rreth raportit me Besnikun në punë dhe momentin kur i dha lajmin se ishte në pritje të ëmbël./revistawho.com