• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë i ka bërë kësaj here flokëve të saj Pink?

Këngëtarja e njohur, Pink ka vendosur që ta mbyllë vitin me një ndryshim të fundit në ‘look-un’ e saj. 40-vjeçarja ka publikuar disa foto në llogaritë e saj në rrjetet sociale, ku duket se ka vendosur t’i shkurtojë flokët deri në rrënjë.

“Po i lë të ikin”, ka shkruar Pink krah fotos ku shfaqet me flokët e prerë në duart e saj dhe pamjen e re mjaft moderne. Komentet e ndjekësve të këngëtares nuk kanë munguar, duke e komplimentuar për ndryshimin që ajo ka bërë.

Kujtojmë se Pink ka guxuar gjithmonë jo vetëm me ‘look-un’ e saj, por dhe performancat unike në skenë, duke rrezikuar shpeshherë dhe jetën e saj./revistawho.com

View this post on Instagram

Letting Go

A post shared by P!NK (@pink) on