Bebe Rexha festoi dje 32-vjetorin e lindjes e në këtë ditë speciale mori urime të shumta, edhe pse vendosi të mos i ndante në Instastory siç ndodh përgjithësisht. Mes personazheve që e uruan ishte edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Rita Ora, me të cilën Bebe ka krijuar shumë miqësi.
Por le të lëmë për një moment urimet dhe kalojmë tek dhuratat. As këto Bebe nuk na i tregoi, por tregoi dhuratën që i bëri vetes. Nëse mendoni ndonjë makinë apo shpenzime të tjera marramendëse, e keni gabim.
Bebe i dhuroi vetes një libër, por një të veçantë. Këngëtarja dukej shumë e lumtur që kishte arritur të siguronte një kopjte të librit “Harry Potter dhe Guri Filozofal” të botuar në vitin 1997.