• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë fati për vogëlushen! Jennifer Aniston do të jetë kumbara e bebit të çiftit të famshëm

Katy Perry dhe Orlando Bloom pritet të bëhen prindër shumë shpejt. Megjithatë edhe pse fëmija nuk ka ardhur në jetë, dyshja ka vendosur cila do të jetë kumbara e vogëlushes dhe ajo është aktorja e famshme, Jennifer Aniston

“Katy dhe Jen janë shumë të afërta. Gjatë izolimit bënë shëtitje të gjata bashkë dhe kaluan shumë kohë të dyja. Ndaj të dy prindërit në pritje e pyetën Jennifer nëse donte të bëhej kumbara e fëmijës së tyre dhe ajo pranoi e përlotur”, thotë një burim pranë artistëve. Përveç prindërve shumë të famshëm, vogëlushja do të ketë për kumbarë edhe një nga aktoret më të pëlqyera në gjithë botën.