• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë e shpetoi? Kylie Jenner mund të ishte në vendin e Kobe

Humbja e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant nuk pikëlloi vetëm familjen e tij por gjithë botën. Së bashku me basketbollistin humbi jetën dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, si dhe 7 persona të tjerë.

Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që i kanë shprehur ngushëlime familjes për këtë humbje të madhe. Gjithashtu dhe Kylie Jenner është solidarizuar me dhimbjen e thellë. Madje në një Instastory ajo ka thënë se herë pas here ka udhëtuar me helikopterin me të cilin fluturonte Kobe, duke lënë të kuptohej që kjo ngjarje mund t’i kishte ndodhur dhe asaj.
Krahas postimit Kylie shkruan: “U prehshi në paqe! Lutje për familjet e tyre! Akoma s’mund ta besoj këtë. Ishte helikopteri me të cilin fluturoja herë pas here, me atë pilot, Ara. Ishte një burrë i mirë. Mbajini të dashurit tuaj pranë!”.