• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Çfarë e dëmton më shumë lëkurën tuaj?

Ndonjëherë zakonet e përditshmërisë e dëmtojnë më shumë seç duhet lëkurën tonë. Duke mos dalluar se cili veprim i bën më shumë keq lëkurës, ndodh që ne ta përkeqësojmë gjendjen e saj. Më poshtë ju sjellim shkurtimisht se çfarë nuk duhet të bëni me lëkurën tuaj sipas ‘HealthyOnline’:

1-Sa herë në ditë e lani fytyrën? Mos besoni çdo gjë që thuhet. Fytyra juaj mund të ketë nevojë të lahet vetëm një herë në ditë, ndaj fillimisht njihuni mirë me të.

2-Nëse nuk flini gjumë mjaftueshëm, mos pretendoni të keni një lëkurë të butë. Një gjumë i mirë sjell një fytyrë të shlodhur dhe të freskët.

3-Qëndrimi për shumë gjatë në dush e dëmton fytyrën. Avulli i nxehtë dhe uji që vepron për një kohë të gjatë vepron mbi lëkurë dhe largon shtresën e sipërme të saj, epidermën.

4-Kujdes me këllëfin e jastikut. Aty mbeten gjithë papastërtitë e ‘make up-it’ të pahequr mirë dhe baktere të ndryshme. Për të mos e acaruar dhe dëmtuar, ndërrojeni më shpesh./revistawho.com