• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë duhet të prisni sot në ‘Shiko Kush Luan’? Luana zbulon me këtë video të ftuarit specialë të puntatës së fundit

Mbrëmjen e sotme pritet të jepet episodi i fundit për këtë sezon i ‘Shiko Kush Luan’. Me anë të një videoje të publikuar në ‘Instagram’, Luana ka zbuluar se të ftuarit e kësaj mbrëmje do të jenë aktorët e projektit kinematografik të Ermal Mamaqit, ‘I love Tropoja’.

Të vendosur përballë pyetjeve të ndryshme dhe situatave ‘funny’, Enca, Ermali dhe emrat e  tjerë të njohur kanë zgjedhur të përgjigjen plot sportivitet.

Ermali ka pohuar se ajo çfarë nuk i pëlqen tek Ami është kur vesh pizhame si gjyshe sipas tij, duke shkaktuar kështu të qeshura në publik. Me siguri mbrëmja e sotme do të rezervojë plot surpriza në ekranin e ‘Top Channel’, teksa Luana ka lajmëruar se i ftuari i saj special do të jetë Getoar Selimi./revistawho.com