Hëna e re në shenjën e peshores shënon fillimin e një periudhe, fatmirësisht jo shumë e gjatë, gjatë së cilës do të përjetojmë sërish ngjarje që përjetuam në fund të marsit, në fillim të prillit dhe në korrik. Kështu që çështjet si ‘Covid-19’, çështjet ekonomike si dhe ato sociale politike do të na shqetësojnë të gjithëve në nivel botëror. Do të shikojmë shtete si Amerika të kenë mjaft probleme gjatë kësaj periudhe, diçka që nuk do të na lerë dhe ne jashtë loje. Në nivel personal preken kryesisht marrëdhëniet dhe partneritetet e çdo lloji, personale apo profesionale. Është e nevojshme të shmangim konfliktet, tensionet dhe të përdorim diplomacinë. Marrëdhëniet testohen dhe duhet të tregohemi elastikë në qoftë se jemi të interesuar t’i ruajmë dhe t’i mbrojmë ato. Ndikohen kryesisht përfaqësuesit e peshores, dashit, bricjapit dhe gaforres të lindur në dhjetëditëshin e dytë dhe të tretë të shenjës. Veçanërisht ju të dhjetëditëshit të tretë do të bëni fillime të reja pasi të keni mbyllur përgjithmonë një kapitull. Nuk është momenti të marrim vendime përfundimtare, duhet të mendohemi mirë përpara se të veprojmë. Në qoftë se duam të bëjmë investime duhet të jemi të bindur dhe të sigurtë për rezultatin e tyre dhe mirë është të mos nënshkruajmë kontrate të reja. Rezultatet e para të kësaj hëne do të shikojmë nga fundi i muajit dhe zgjidhjet do të fillojnë të vijnë nga 15 nëntori.
DASHI
Përqendrohuni në marrëdhëniet dhe partneritetet e çdo lloji, personale dhe profesionale pasi ato do të kalojnë probleme dhe do të testohen. Nuk është momenti të merrni vendime dhe as të hyni në konflikte me të dashurit dhe eprorët tuaj. Shumë gjëra varen nga sjellja dhe reagimi që ju do të keni në situatat që paraqiten. Mos u nxitoni dhe veproni me diplomaci, veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë dhe të tretë të shenjës. Në rutinën e përditshme do të keni pengesa dhe vonesa dhe në përgjithësi do të keni përshtypjen se jeta vendos pengesa në rrugën tuaj. Nuk përjashtohet mundësia të bëni disa ndryshime rrënjësore në fushën profesionale apo personale.
TIP: Kujdes të lindurit 10 deri në 17 prill.
DEMI
Puna dhe në përgjithësi fusha profesionale kërkojnë më shumë kujdesin dhe përqendrimin tuaj pasi detyrimet do kërkesat do të jenë të larta dhe do t’ju stresojnë. Të jeni sa më tipikë, sa më të disiplinuar dhe mos hyni në komente apo diskutime që mund të shkaktojnë reagimin e të tjerëve pasi përballimi me ata nuk do të jetë pa pasoja. Kujdes në marrëdhëniet dhe partneritetet të natyrës ekonomike, financiare. Nga data 18 deri në 24/10 mund të përforconi marrëdhëniet dhe t’u jepni formë planeve tuaja.
TIP: Preokupohuni me një hob apo me diçka që ju pëlqen gjatë kësaj periudhe.
BINJAKËT
Hëna e re e datës 16 tetor zhvillohet në fushën erotike të jetës tuaj. Çdo lloj ekzagjerimi apo ushtrim presioni do t’ju udhëheqë në rezultate të kundërta. Do të keni mundësinë të krijoni lidhje me persona të rëndësishëm dhe dinamikë, por vijimi i saj do të testohet në periudhën në vazhdim. Kujdes në investime, shmangni shpenzimet e tepërta dhe trajtoni me pjekuri çështje që mund të paraqiten në lidhje me fëmijët. Në përgjithësi do të jeni mjaft social dhe mirë është të mos u besoni të tjerëve sekretet tuaja.
TIP: Rregulloni çështje familjare apo të shtëpisë të cilat për arsye të ndryshme mund t’i keni lënë pas dore.
GAFORRJA
Ndoshta mund të ndjeni më shumë se të tjerët presionin, tensionin apo pasojat e hënës së re në datën 16 tetor. Në të vërtetë keni një ndjeshmëri shumë të madhe, por dhe durimin e fuqi për t’i përballuar ato. Në fillime të reja përmes ndryshimeve rrënjësore, të cilat i keni bërë apo do t’i bëni, ju udhëheq kjo periudhë veçanërisht juve të lindurit në dhjetëditëshin e dytë dhe të tretë të shenjës. Paralelisht me pengesat dhe vështirësitë, që vijnë t’ju kujtojnë ndryshimet që duhet të bëni, do të keni dhe shanse, përfitoni prej tyre. Veçanërisht të preokupuar do të jeni me ndryshime në shtëpi apo në familje. Kujtime të së kaluarës dhe mendime që pasqyrojnë të tashmen lidhur me jetën tuaj personale ju shqetësojnë Bëni një vlerësim real të marrëdhënieve tuaja dhe përpiquni të mbroni ato që ju mendoni se vlejnë.
TIP: Nuk është momenti të merrni vendime, por as të firmosni kontrata dhe marrëveshje të reja.
LUANI
Tendenca juaj për të qenë të lirë mund t’ju udhëheqë në vendime dhe veprime të menjëhershme dhe nuk përjashtohet mundësia të thyeni marrëdhënie apo partneritete ekzistuese. Çështje familjare apo të shtëpisë, të cilat ju preokupojnë kohët e fundit mund t’i rregulloni duke bërë madje disa shpenzime lidhur me ato. Filtroni të dhënat apo lajmet që do të keni përpara se të ndryshoni qëndrimin tuaj ndaj situatave dhe personave që paraqiten në jetën tuaj. Kujdes gjatë kohës që drejtoni automjetin, tendenca për aksidente është pak e theksuar.
TIP: Me një organizim më të mirë do të përballoni pasigurinë që ndjeni në punë apo në rutinën tuaj. Gjeni kohë dhe për t’u çlodhur.
VIRGJËRESHA
Hëna e re në 16 tetor kërkon prej jush përqendrimin në sferën ekonomike dhe financiare. Shmangni investimet, shpenzimet e tepërta, të cilat janë nën kontrollin tuaj, pasi mund të keni humbje apo ndryshime ekonomike që nuk varen prej jush. Në përgjithësi do të ndjeni një pasiguri, e cila nuk do të jetë vetëm materiale, por dhe emocionale, sentimentale. Gjithsesi kjo periudhë ju ndihmon të bëni ndryshime në paraqitjen tuaj dhe të forconi pozitat tuaja, veçanërisht prej 18 deri në 24 tetor. Nga ana tjetër do të keni shumë biseda, kontakte, takime, por dhe vonesa apo anulime gjatë kësaj periudhe.
TIP: Merruni me diçka krijuese apo përkushtohuni të dashurve tuaj.
PESHORJA
Me hënën e re në shenjën tuaj do të përqendroheni më shumë tek vetja dhe tek marrëdhëniet e çdo lloji, të cilat këtë herë testohen më shumë se kurrë. Përdorni diplomacinë, diçka që ju e njihni mirë , mos hyni në konflikte dhe mendohuni mirë përpara se të reagoni nëqoftëse i shkaktojnë të tjerët. Një fillim i ri mund të jetë për shumë nga ju, por një fillim përmes ndryshimeve rrënjësore. Mos u nxitoni të merrni vendime përfundimtare në qoftë se është në dorën tuaj, pasi do të ketë dhe ngjarje që nuk varen prej jush. Gjithsesi pranoni ndryshimet shikoni përpara, jeni vetëm një hap pas gjërave mjaft pozitive që do të vijnë për ju në vitin e ardhshëm. Nuk do të mungojnë probleme në ambientin familjar apo në shtëpinë tuaj, të cilat pas 15 nëntorit do të fillojnë të marrin zgjidhje. Ndërsa në fushën financiare do të keni disa vonesa.
TIP: Përkushtohuni ndaj vetes dhe kujdesuni për të.
AKREPI
Është koha më e përshtatshme për të rishikuar gjërat dhe për të bërë në përgjithësi një rishikim endoskopik. Vendosni veten në rolin e vëzhguesit dhe shikoni ku keni arritur, ndërkohë që duhet të bëni dhe planet për periudhën në vijim. Kjo nuk do të thotë se ju duhet të shkëputeni nga jeta aktive , të dini ku është kufiri dhe të vendosni një ekuilibër. Nuk përjashtohet mundësia të jeni pak nervoz, pasi dëshirat apo planet tuaja mund të mos shkojnë siç i keni parashikuar dhe komunikimi me të tjerët në disa raste të sjell keqkuptime.
TIP: Përqendrohuni në jetën intime dhe tek njerëzit e rrethit të ngushtë gjatë kësaj periudhe.
SHIGJETARI
Planet dhe zbatimi i tyre do t’ju preokupojnë dhe ndoshta mund të keni një pengesë lidhur me një financim që ka të bëjë me ato. Gjithsesi do të ndjeni një pasiguri që ka të bëjë me zgjedhjet apo vendimet tuaja për të ardhmen. Nuk është momenti të bëni investime dhe në të njëjtën kohë duhet të jeni parashikues në fushën financiare. Kohën e keni përpara dhe mund të vendosni dhe të veproni më vonë pas 15 nëntorit dhe veçanërisht në dhjetor, ku do të keni një shtytje dhe ndryshime të pashmangshme, në vija të përgjithshme pozitive. Për sa i përket jetës tuaj erotike dëshira do të jetë e madhe, por nuk do të gjeni situatën e dëshiruar.
TIP: Të jeni social pasi përmes miqve dhe bashkëpunëtoreve, do të keni të dhëna dhe shanse lidhur me jetën tuaj profesionale.
BRICJAPI
Do të ndiheni shumë të stresuar në të gjitha fushat, por mjaft pretendues do të jetë sektori profesional që disa prej jush të fillojnë një karrierë të re. Gjithsesi gjendeni përpara fillimeve apo situatave të reja, të cilat vijnë si rezultat i një ndryshimi thelbësor nga mbyllja e një kapitulli apo nga vendime që morët ju të detyruar nga situatat ekzistuese. Të ndikuar janë kryesisht të lindurit në dhjetëditëshin e dytë dhe të tretë të shenjës. Paralelisht me vështirësitë do të keni dhe shanse prej të cilave duhet të përfitoni. Kontrolloni stresin, kujdesuni për shëndetin dhe mos harroni se shumë gjëra varen nga ju dhe vendimet tuaja, për të cilat duhet të jeni të sigurt përpara se t’i merrni. Miq dhe persona nga e kaluara mund të rishfaqen, ndërkohë që nuk duhet të bazoheni plotësisht tek ato që do të dëgjoni apo tek të dhënat që do të keni.
TIP: Një udhëtim, nëqoftëse kushtet e lejojnë, apo momente të kënaqshme me të dashurit tuaj mund t’i kaloni nga 18 deri 24 tetor.
UJORI
Keni gjithmonë nevojë për një sfidë apo një projekt me qëllim që të ndiheni aktiv dhe pikërisht këtë ju ofron kjo hënë e re. Do të keni shumë plane dhe ide, por këto kërkojnë mendime, shtjellime përpara se të veproni dhe mbi të gjitha duhet të shikoni detajet. Mos zmadhoni situatat pasi do të udhëhiqeni në gabime dhe bëni plane afatshkurtër. Mos merrni vendime të karakterit ekonomik dhe përqendrohuni tek jeta erotike dhe emocionale e cila do t’ju japë gëzim. Një udhëtim apo një peripeci mund të jetë pjesë e argëtimit tuaj.
TIP: Kujdes se çfarë thoni dhe çfarë dëgjoni, çdo gjë do filtruar.
PESHQIT
Bazohuni në forcat tuaj pasi ndihma prej të tjerëve gjatë kësaj periudhe vështirë të vijë tek ju. Pengesat se bashku me vonesat që do të keni, lidhur me lajme apo bashkëpunime të cilat prisni, mund të bëhen shkak për një gjendje psikologjike jo dhe kaq të mirë. Përkushtohuni marrëdhënieve, partnerit dhe të dashurit tuaj pasi periudha krijon kushte dhe i favorizon ato. Jeta juaj erotike është mjaft interesante dhe me shumë shanse. Sektori financiar vazhdon t’ju preokupoj dhe veçanërisht detyrimet ndaj të tjerëve.
Tip: Ju dini të notoni në të gjitha rrymat dhe në të gjitha kushtet e motit.