• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Jetë, Këshilla, Lajme

Çfarë duhet dhe nuk duhet t’i thoni vjehrrës?

Kur je në një lidhje dashurie me dikë, një ndër momentet më të rëndësishme është prezantimi me prindërit e bashkëshortit. Për femrat një problem shqetësues është takimi me vjehrrën, si do e presë ajo, si duhet të sillen, a do bëjnë figurë të mirë e shumë vështirësi të tjera. Më poshtë ju tregojnë se çfarë duhet dhe nuk duhet t’i thoni vjehrrës.

-Nuk duhet kurrë që t’i shprehni pakënaqësi në lidhje me mënyrën se si e ka edukuar djalin e saj. Fundja kjo gjë nuk ju sjell asnjë ndryshim.

-Nuk duhet t’i flisni asnjëherë për marrëdhëniet tuaja të mëpërparshme. E shkuara i përket të shkuarës, prandaj mundohuni t’i shmangni bisedat e tilla.

– Në qoftë se vjehrra juaj është e dhënë pas kuzhinës, nuk duhet që të filloni të mburreni me ato çfarë dini të gatuani. Ajo sërish do të ketë më shumë eksperiencë se ju.

-Nëse ju nuk jetoni në të njëjtën shtëpi, nuk keni pse e ftoni që të vijë. Fundja, ajo aty ka djalin e saj dhe vjen kur të dojë, si për të qëndruar ashtu dhe thjesht për një vizitë.

-Nuk duhet të flisni për tema tabu si seksi, pasi ajo nuk është shoqja juaj, po vjehrra që do të thotë ka rolin e një nëne, jo vetëm për partnerin tuaj, po dhe për ju./revistawho.com