• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Çfarë duhet dhe nuk duhet të bëni me fëmijët tuaj për të mos i dëmtuar vetëvlerësimin!

Çdo prind përpiqet të bëjë gjërat e duhura për rritjen e fëmijëve, ndonëse nuk është shumë e lehtë. Shumë prej tyre e humbasin kontrollin dhe ndonjëherë i dënojnë ashpër fëmijët e tyre.
Më poshtë ju sjellim disa këshilla se çfarë duhet të keni parasysh për mos t’i dëmtuar ata sipas ‘Healthyline’:
1- Nëse një fëmijë nuk ka qëllime të këqija nuk duhet ta dënoni.
Të gjithë fëmijët gabojnë pa dashur, por jo gjithmonë duhet të dënohen. Shpesh herë ata duhet të mbështeten dhe të këshillohen.
2- Sugjerimet dhe urdhërat.
Të sugjerosh dhe të urdhërosh janë dy gjëra të ndryshme. Nëse fëmijët tuaj gabojnë pasi ju i keni këshilluar më parë, atëherë mund t’i urdhëroni ata.
3- Ndëshkimet nuk duhet të jenë emocionale.
Kjo do t’i dëmtonte vetëvlersimin atyre.
4- Ndëshikimi në publik është i papranueshëm.
5- Një mënyrë e duhur do ishte t’i lajmëronit ata se nëse bëjnë diçka të gabuar do t’i ndëshkonit.
6- Nëse ju nuk e dini kush është fajtori nga fëmijët ndëshkojini të gjithë ata, mos bëni mënjanime.
7- Ndëshkimet duhet të jenë në përputhje me moshën e tyre dhe pjekurisë që ata kanë.
8- Mos përdorni fjalë fyese ndaj tyre. Kjo do t’i dëmtonte tej mase./revistawho.com