• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Çfarë do të ndodhë në ‘Top Music Awards 2016’? (FOTO)

“Top Awards” është eventi muzikor, që organizohet për herë të parë në Shqipëri me kulmimin e natës së spektaklit të madh që do të mbahet më 24 Qershor 2016 në Pallatin e Kongreseve. “Top Music Awards” është një markë e re në tregun shqiptar dhe një patentë e re televizive nën pronësinë e “Top Media”. Për të prezantuar markën e “TMA” dhe detajet e këtij evenimenti të muzikës shqiptare, stafi organizues i “Top Music Awards” mbajtën konferencën e parë për shtyp sot më 19 Prill në Tiranë. Në prezantimin e saj, Producentja Znjsh.Lori HOXHA u shpreh se; “Top Awards” do të jetë e para ceremoni ekskluzive për ndarjen e çmimeve të muzikës moderne shqiptare. Në 24 Qershor, Pallati i Kongreseve do të jetë arena, që do të mirëpresë artistët më të mirë shqiptarë dhe të ftuar ndërkombetarë”. Ndërsa autori dhe moderatori i eventit, Z. Ledion LIÇO prezantoi në detaje formatin dhe strukturën e “Top Music Awards” duke vënë theksin tek suksesi absolut i këtij eventi. Duke folur për strukturën e “TMA” theksoi se; “ky format vlerëson muzikën që publikohet në 10 muaj kalendarikë, në YouTube, Radio dhe Televizion. “TMA” ka në përbërje Bordin Artistik te Kanaleve Muzikore “Top Media” (TCH, MM, MMR, TAR) si edhe Bordin e TMA, të cilët përgatisin listën e shkurtër të artistëve të nominuar në kategoritë e 12 çmimeve, duke i shtuar edhe votat të publikut çdo javë”, sqaroi ndër të tjera Liço gjatë konferencës për shtyp. Performancat dhe parakalimet e artistëve dhe personezheve të show bizz-it në “Tapetin e Kuq” do të transmetohet Live para spektaklit, më 24 Qershor, në ekranin e “Top Channel”.

Lista e çmimeve të “Top Music Awards 2016”

FEMALE ARTIST OF THE YEAR

MALE ARTIST OF THE YEAR

GROUP OF THE YEAR

VIEWERS CHOICE

VIDEO OF THE YEAR

AVANTGARDE ARTIST

SONG OF THE YEAR

TAR HIT OF THE YEAR

MY MUSIC HIT OF THE YEAR

ALBUM OF THE YEAR

ACHIEVEMENT AWARD

ARTIST TO WATCH