• youuinsttaaffccbb
TEST
Moti

Çfarë do të ndodhë me motin sot? Zbuloni si është parashikimi

Vendi ynë sot do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta. Ashtu siç është bërë e ditur moti i kthjellët do të qëndrojë deri ditën e enjte.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -1ºC deri në 08ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 15ºC dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 17ºC.
Era do të fryejë në drejtim Verior-Verilindor me forcë valëzimi deri në 3-4 ballë.